Në Klinikën Infektive të QKUK-së, sot janë 11 pacientë të hospitalizuar.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka dhënë një raport nga Klinika Infektive, ku ka theksuar se prej tyre, të sëmurë me COVID-19 janë gjithsej 7 pacientë.
“Nga 7 pacientë të infektuar me COVID-19; 4 raste janë në gjendje stabile; 3 raste janë në gjendje më të rënduar në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive (2 prej tyre janë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv)”, njoftoi ai përmes Facebookut.
Hoti, thekson se sot do të lirohen nga Klinika Infektive 3 pacientë në gjendje të mirë shëndetësore për vetizolim në shtëpi, ndërsa vazhdon trajtimi i një pacienti, i cili ka rezultuar negativ në testimet e fundit për COVID-19.
Në Kosovë janë raportuar 985 raste të infektuar me koronavirus, 736 janë shëruar dhe 29 kanë vdekur.
-
19 maj 2020 13:13
-
Shpërndaje në: