Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Besa pritet të mos e votojë qeverinë e Zaevit

Lëvizja Besa pritet që sot të mos votojë Qeverinë e Zoran Zaev-it të përbërë nga partitë LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët.

Nga Lëvizja Besa pritet që organet partiake të vendosin se a do të japin votën në Kuvend. Por nga ana tjetër, burime partiake theksuan se pritet që gjysma e deputetëve t’i japë mbështetje simbolike me dy vota, për t’i dhënë afat 100 ditësh Qeverisë, shkruan TetovaSot.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me mosvotimin e qeverisë së Zavit, Besa detyrimisht i bashkohet VMRO-së në opozitë ku siç përflitet do të ketë edhe përplasje të mëdha në partin e Bilall Kasamit.

Disa anëtarë të kryesisë së Lëvizjes Besa kanë qenë pro qeverisë së Zaevit për të fundour përfundimisht regjimin e Nikolla Gruevskit, por disa kanë qenë kundër qeverisë e duke iu bashkuar VMRO-së.

Një përplasje e vogël e cila pritet të thellohet në Lëvizjen Besa e ka nisur anëtari i Kryesisë, Kastriot Rexhepi duke dyshuar se ka një spiun në këtë Lëvizje e që nxjerr sekrete në media.

Rexhepi madje ka kërkuar edhe përgjegjësi për spiunin brenda që ka nxjerrë informatat në një medium të afërt me Besën.

“Mbas informatës të ditëve të shkuara se nuk do ta publikojë dokumentin është për tu habitur si një medium e ka siguruar të njëjtin!?

Çdo herë kam qenë për transparencë. Ose jemi ose nuk jemi?

Personat që nxjerin informata jashtë duhet dhënë përgjegjësi” ka shkruar Rexhepi

Nga Besa ende nuk ka asnjë njoftim zyrtarë për këtë përplasje.