Arbëri

Në Shqipëri dy raste të reja në 24 orët e fundit, numri më i vogël që nga shpërthimi i pandemisë

Descriptive Text

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm dy raste pozitive me COVID-19, që është numri më i ulët ditor që nga shpërthimi i pandemisë.

“Janë testuar 168 qytetarë si të dyshuar si të prekur me Covid19 dhe kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë, në Qarkun Durrës. Të shëruar janë 12 qytetarë”, thuhet në njoftim, përcjell TCh.

Numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus në Shqipëri është 948, ndërkohë që raste aktive janë 190. 31 pacientë kanë vdekur si pasojë e COVID-19, kurse të tjerët janë shëruar.

Nga rastet aktive, 15 janë të hospitalizuar, kurse tre janë në gjendje më të rënduar.