Surroi: Vuçiq sot betohet se do ta ruajë Kosovën si pjesë të Serbisë Foto: Koha

Surroi: Vuçiq sot betohet se do ta ruajë Kosovën si pjesë të Serbisë

31 maj 2017 10:08

Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi, përmes një postimi në Facebook ka rikujtuar se sot “partneri i deritanishëm i pushtetit të Kosovës në bisedimet e Brukselit” bën betimin si president i vendit tonë fqinj, Serbisë, dhe se teksti që do ta thotë përfshin edhe këtë fjali: “Betohem se do t'ia përkushtoj tërë fuqinë ruajtjes së sovranitetit dhe tërësisë së territorit të Republikës së Serbisë, përfshirë edhe Kosovën e Metohinë si pjesë të veten përbërëse...”

Në vazhdim statusi i plotë i postimit të Surroit:

Sot jep betimin solemn Aleksandar Vuçiq, presidenti i ri i Serbisë dhe partneri i deritanishëm i pushtetit të Kosovës në bisedimet e Brukselit. Pas shtatë vjet bisedimesh, teksti i betimit të cilin do ta lexojë sot është ky:

“Betohem se do t'ia përkushtoj tërë fuqinë ruajtjes së sovranitetit dhe tërësisë së territorit të Republikës së Serbisë, përfshirë edhe Kosovën e Metohinë si pjesë të veten përbërëse...”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme