Arbëri

Vetëm 24 persona janë vendosur në karantinë, nga mbi 100 të kthyer

Nga 143 qytetarë që janë kthyer në Kosovë të shtunën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 24 janë vendosur në karantinë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Personat e tjerë që kanë qenë nën moshën 18-vjeçare e të tjerët me probleme shëndetësore, sipas rekomandimeve të IKSHP-së, janë dërguar në vetizolim për 14 ditë.

Në vetizolim është dërguar edhe një numër i qytetarëve të kthyer nga Zvicra.

Ministria e Shëndetësisë thotë që ambasadat aktualisht po i kthejnë kryesisht kategoritë që nuk karantinohen, në mënyre që të mos ngarkohet karantina.

E në këtë karantinë do të shtohet ekipi i psikologëve dhe stafit mjekësor në ditët në vazhdim, raporton KOHA.

Procesi për kthimin e shtetasve kosovarë që kishin mbetur jashtë vendit nuk ka qenë aspak i lehtë për Ministrinë e Infrastrukturës.

Në mënyrë të organizuar, në Kosovë janë kthyer mbi 2 mijë shtetas që kishin mbetur në shtete të ndryshme si pasojë e masave që janë marrë për mbrojtje nga koronavirusi dhe ishin vendosur në karantinë për 14 ditë.

Ndërkaq, me rekomandim të Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që personat e kthyer të cilët do të karantinohen në Qendrën Studentore në Prishtinë, tani e tutje do të qëndrojnë vetëm 7 ditë.