Arbëri

Në Klinikën Infektive po trajtohen 9 pacientë me Covid-19, tre në gjendje të rëndë

Foto: Alban Bujari / KOHA

Në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar nëntë pacientë me COVID-19. Këtë e ka konfirmuar infektologu, Salih Ahmeti.

Ai ka thënë se gjendje e të infektuarve është stabile, ndonëse tre prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

“Prej këtyre 9 pacientëve, tre janë në gjendje më të rëndë dhe janë me oksigjeno-terapi, mirëpo gjendja e tyre është e menaxhueshme”, ka thënë Ahmeti, raporton KOHA.

Ai ka shtuar se është edhe një pacientë që ka rezultuar negativ në testin e fundit që i është bërë, mirëpo po vazhdon të trajtohet për shkak që gjendja e tij nuk është shumë e mirë, meqë infeksioni ka shkaktuar dëme në organizëm.

Ndërkaq, gjashtë pacientët e tjerë, nga java e ardhshme pritet t’u bëhen testet për COVID-19, ka thënë Ahmeti.