Arbëri

Haradinaj shtron iftar për BIK-un

Descriptive Text

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, gjatë mbrëmjes së sotme ka shtruar iftar në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Haradinaj ka thënë se këtë e ka bërë për nder të kryetarit të Bashkësisë Islame, myftiut Naim Tërnava dhe udhëheqjes së gjerë të BIK-ut.

Ai gjithashtu ka thënë se së bashku do të punojnë për avancim të vlerave të përbashkëta kulturore dhe fetare.

Shkrimi i Haradinajt në Facebook:

Në vazhdën e pritjeve, tashmë tradicionale, në muajin e shenjtë të Ramazanit, sonte në selinë e Aleancës kam shtruar iftar për nder të kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiut Naim Tërnava dhe udhëheqjes së gjerë të BIK-ut.

Paraprakisht bashkëbiseduam për zhvillimet aktuale dhe pozicionin, rolin dhe rëndësinë e Bashkësisë Islame të Kosovës në të gjitha etapat që kaloi vendi dhe populli ynë në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë dhe në angazhimet e përbashkëta drejt shtet ndërtimit. Për këtë unë ua përcjellë mirënjohjen dhe falënderimet e mia.

Do të punojmë së bashku në avancimin e vlerave të përbashkëta edhe kulturore edhe fetare dhe njëkohësisht ta ruajmë dhe kultivojmë islamin tradicional.

Uroj që ky muaj të kalojë në paqe, mirëkuptim e solidaritet midis të gjithë qytetarëve të vendit tonë.