Arbëri

Vuçiq: Bashkëpunim me Prishtinën, por nuk do ta njohim Kosovën

Descriptive Text

Presidenti i zgjedhur i Serbisë, Aleksandar Vuçiq porositi të martën se gjatë kohës së mandatit të tij në postin e shefit të shtetit, Beogradi do të shtojë përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, nën ombrellën e BE-së, por Serbia nuk do të pranojë njëanshëm pavarësinë e Kosovës.

Vuçiq në "Global Markets Forum" të Reuters, një ditë para marrjes së detyrës, transmeton kp, tha se shtetet e rajonit duhet të punojnë në përmirësimin, para se gjithash, të ekonomisë në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.