Arbëri

90 ditë për liberalizim të vizave?

Bashkimi Evropian ka bërë gabim në kushtëzimin e liberalizimit të vizave me procesin e demarkacionit. Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj thotë se fokusi do të duhej të ishte rendi dhe ligji e jo demarkacioni.

Haradinaj beson se 90 ditë pas krijimit të qeverisë qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza.

“E shoh një ndjenjë në BE, besoj që ata e kanë parë se ka qenë gabim fokusimi në demarkacion, më mirë ka qenë që të fokusohen në rend dhe ligj. Du të jap një kontribut, menjëherë si të kemi një version të ri të demarkacionit, du m’i informu që procesi është një zgjidhje.

Me një vend i cili ka sjellje armiqësore ndaj Kosovës kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj thotë se nuk mund të bisedojnë e të sillen si miq.

Haradinaj në Rubikon të KTV-së theksoi se është për dialog dhe se asnjëherë nuk ka qenë kundër tij. Vecse, kjo sipas tij, në qeverisjen e tij do të bëhej ndryshe.

“Nuk pranojmë me na dhunu më, na ka dhunu Serbia në luftë. Jam shtet i pavarur, janë parime të mija, janë obligime kushtetuese”, ka thënë ai.