Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kryetari i Vetëvendosjes shpalos programin te gjakovaret

Në kuadër ta takimeve e tubimeve të shumta me qytetarë, Kryetari Visar Ymeri është takuar me gra dhe vajza nga komuna e Gjakovës.

Në tubimin e organizuar u diskutua mbi rëndësinë e angazhimit politik dhe domosdoshmërinë e përfshirjes së tyre në jetën publike e kontributin për të mirën e përgjithshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryetari Ymeri potencoi se qeverisja e Vetëvendosjes nuk mund të realizohet nëse nuk angazhohen të gjithë, pa dallim. Ai tha se vetëm së bashku mund ta bëjmë Kosovën të barabartë për të gjithë.

Kurse, nga ana tjetër u theksua nevoja për ndryshim, të cilët qytetarët e kanë në dorë dhe mund ta bëjnë me votën e tyre me 11 qershor, duke ofruar mbështetjen për Lëvizjen Vetëvendosje, si i vetmi subjekt politik që e ka prioritet interesin e Kosovës dhe qytetarëve të saj.