Arbëri

Haradinaj flet për dy kundërkandidatët

I nominuar për kryeministër nga blloku PDK, AAK e NISMA, Ramush Haradinaj në një intervistë për Rubikon të KTV-së foli për dy kundërshtarët e tij.

Avdullah Hotin nga LDK-AKR-Al e quan vartës të shkollës së Mustafës duke e cilësuar kështu eksperiment të partisë së tij.

“Një vartës i Mustafës të cilët i nxjerrën prej qeverisjes në Prishtinë, një vartës i tij, një pasues i shkollës së tij nuk më jep shpresë për qeverisjen e këtij vendi”, ka thënë ai.

E përAlbin Kurtin, Haradinaj tha se nuk e njeh qeverisjen dhe një kandidim i tillë është eksperiment i LVV-së.

“Është i fokusuar në disa aspekte ideologjike, disa aspekte tjera të caktuara po nuk e kam parë njëherë në jetën time të fokusuar në tema qeverisësë, nuk e kam parë në ekzekutiv”, ka thënë ai.