Arbëri

Fizikanti amerikan lavdëron Kosovën për mënyrën e menaxhimit të pandemisë

Descriptive Text

Fizikanti amerikan, Yaneer Bar-Yam, përmes një postimi në Twitter ka lavdëruar punën që kanë bërë institucionet e Kosovës në luftën ndaj Covid-19.

Ai thotë se përkundër një sistemi të dobët shëndetësor falë veprimeve të shpejta dhe këshillave të ekspertëve Kosova qëndron edhe më mirë se Suedia në luftën ndaj pandemisë që ka goditur botën, transmeton KOHA.

“Falë veprimeve të shpejta dhe vendimtare duke ndjekur këshillat e ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë, përfshirë edhe të tonëve, shkalla e vdekjes për kokë banori është 20 herë me e ulët se në Suedi. Përkundër mungesës së resurseve dhe sistemit të dobët shëndetësor, një nga venedet më të varfra në Evropë është bërë një storje suksesi”, ka shkruar Bar-Yam.

Megjithatë, ai bën thirrje që qytetarët në Kosovë të vazhdojnë t’iu përmbahen masave të Qeverisë, pasi sipas tij, vetëm në atë mënyrë shmanget një rritje e shpejtë e infeksioneve.

“Megjithatë, në Kosovë njerëzit duhet të respektojnë masat Qeverisë për shëndetin publik. Kufizimet duhet të largohen gradualisht në mënyrë që të shmanget një rritje e shpejtë e infeksioneve, që do të mund të ishte më e keqe se e para. Duke u kujdesur maksimalisht në këtë kohë kritike e fiton garën”, ka shkruar Yaneer Bar-Yam.

Image