Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Gjakovë, kritikoi qeveritë e kaluara se e kanë deindustrializuar vendin, duke shuar shumë vende pune dhe duke humbur shansin e zhvillimit ekonomik, raporton KTV.
Këto komente, Kurti i bëri gjatë vizitës në fabrikat “Metaliku” dhe “Elektromotori” në Gjakovë. Kurti tha se me Vetëvendosjen në qeverisje, do të themelohet një bankë për zhvillim, e cila nëpërmes kredive të buta, do të bëjë rimëkëmbjen ekonomike, duke e bërë Kosovën shtet zhvillimor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas kandidatit të VV-së për shef të qeverisë, qeverisjeve të kaluara u ka munguar vullneti dhe dija për rimëkëmbjen e këtyre ndërmarrjeve dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës. Por, sipas tij, Vetëvendosje i ka të dyja, edhe vullnetin edhe dijen për të ndryshuar situatën për mirë.
Kurti pohoi se privatizimet e dështuara në Kosovë dhe trajtimi i ndërmarrjeve shoqërore në të kaluarën janë krim ekonomik që i është bërë vendit.