Gjakova sot ka qenë pikë ndalesë për shumë politikanë një ditë para hapjes zyrtare të fushatës për zgjedhjet e 11 qershorit, raporton KTV.
Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, nga Gjakova, ka thënë se programi i tij qeverisës në fushën e barazisë gjinore përbëhet nga katër shtylla, ndërsa pjesë e rëndësishme e programit është garantimi i të drejtave pronësore të grave dhe vajzave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, shpreson në vullnet dhe energji pozitive pas 11 qershorit.
Ndërkohë, kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, në tubim me qytetarët e Gjakovës, ka thënë se me koalicionin LDK, AKR, Alternativa, do të krijohen më shumë zona të lira ekonomike dhe rrjedhimisht do të vijnë më shumë investitorë edhe nga rajoni. I pari i AKR-së ka drejtuar kritika të ashpra edhe ndaj AKP-së, për të cilën ka thënë se është një ndër shkatërruesit më të mëdhenj të ekonomisë kosovare.
Pacolli ka përmendur edhe prodhimet nga Serbia, të cilat konsumohen në Kosovë. Ai i ka vlerësuar këto prodhime si të dyshimta, me rrezik potencial për shëndetin e qytetarëve të Kosovës.