Si kushtëzohet pjesëmarrja e AAK-së e Nismës në debate televizive

30 maj 2017 19:04

Në PDK, ende e mbajnë fotografinë e Hashim Thaçit në hyrje të ndërtesës, por koalicioni i partisë së Kadri Veselit nuk po arrin të unifikohet në qëndrimet e tyre, raporton KTV.

Tani ata u kanë vendosur kushte mediave për të marrë pjesë në debate.

Në një njoftim zyrtar, koalicioni ka thënë se nuk merr pjesë në debate si listë e vetme, por vetëm nëse përfaqësohet me nga një zyrtar të secilës parti, PDK, AAK dhe Nisma.

KTV-ja ka kontaktuar me zyrtarë të PDK që kanë thënë se ky është qëndrim përfundimtar i cili nuk do të ndryshohet.

Për dy partitë tjera, njëra koalicion, LDK-ja, e tjetra që garon e vetme në zgjedhje, Vetëvendosje, kjo është edhe një formë tjetër që koalicioni nuk ka program të paraqesë para qytetarëve dhe nuk ka guxim të dalë në debate.

Në Komisionin e Pavarur të Mediave, që rregullon obligimet që mediat kanë ndaj partive politike, thonë se, sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi, subjekti i certifikuar për të garuar në zgjedhje është një, pavarësisht a janë koalicion apo një parti e vetme.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme