Arbëri

Moti sot në Kosovë

Foto: Arben Llapashtica

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me shi.

Temperaturat maksimale do të ulën ndjeshëm, krahasuar me ditët e fundit, minimalet do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë celsius.

Të enjten do të vijojë mot kryesisht i qetë, me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-10 m/s.