Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar të martën për 17 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, njofton TCh.
Sipas njoftimit, 11 raste janë kontakte të të prekurve më herët, kurse për gjashtë të tjerët po vijon hetimi epidemiologjik në terren.
Me këtë numri i të infektuarve në Shqipëri është rritur në 820, mirëpo 70 për qind e tyre tashmë janë shëruar.
Aktualisht, 38 pacientë me COVID-19 janë të hospitalizuar, ndërkohë tetë prej tyre në gjendje më të rëndë.
Deri më tash, në Shqipëri kanë vdekur 31 persona si pasojë e COVID-19.
-
5 maj 2020 14:46
-
Shpërndaje në: