Arbëri

Vendimi i GJK-së nuk i ndal, LDK, AAK e Nisma takohen për ta harmonizuar programin qeverisës

Descriptive Text

Lidhja Demokratike e Kosovës bashkë me përfaqësues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe të Nismës Socialdemokrate kanë mbajtur sot takim, për siç kanë thënë ata, harmonizim të pikave të programit qeverisës.

Endrit Shala nga Nisma Socialdemokrate ka thënë se takimi i sotëm ka pasur të bëjë me harmonizimin e pikave programore.

“Kjo është bërë me qëllim që të bëjmë një program sa më të mirë qeverisës për qytetarët tanë”, ka thënë ai.

Ndërkaq sekretari i AAK-së, Besnik Tahiri, tha se gjatë këtij takimi i kanë sqaruar drejtimet me LDK-në.

“Diskutuam për planifikimin programor. I sqaruam drejtimet me LDK-në, nuk ka diçka të jashtëzakonshme. Kushdo prej akterëve politik që kërcënon dhe intereferon në Gjykatën Kushtetuese e ka gabim dhe bie ndesh me rregullat”, ka thënë ai.

Ndërkohë që Gjykata Kushtetuese, pas kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje ka vendosur ta miratojë masën e parakohshme në kohëzgjatje deri më 29 maj.

VV i ishte drejtuar Kushtetueses pasi presidenti Hashim Thaçi kishte dekretuar Avdullah Hotin e LDK-së për kryeministër.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjithashtu ka njoftuar se i është drejtuar Komisionit të Venecias për opinion nëse veprimet e Presidentit për mandatarin bien ndesh me aktin më të lartë juridik