Arbëri

Ambasada e SHBA-së mirëpret vendimin e Kushtetueses

Descriptive Text

Ambasada amerikane në Prishtinë ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila pezulloi dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatarin deri më 29 maj.

Këtë vendim e mirëpritën politikanët në Kosovë, derisa Thaçi dhe Hoti thanë se do ta respektojnë.

“Përgjigjja e Gjykatës Kushtetuese për të dhënë kohë për diskutime tregon sundimin e ligjit të Kosovës në punë", thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë në Twitter.

“Ne po ashtu mirëpresim thirrjet e liderëve politikë dhe atyre institucionalë që të respektohet Gjykata dhe proceset që lidhen me të”, është thënë tutje në një postim të kësaj ambasade.

Dje, Gjykata, në mbështetje të nenit 116.2 të Kushtetutës, të nenit 27 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të rregullit 57 të Rregullores së punës, më 1 maj 2020, me shumicë votash, vendosi të miratojë masën e përkohshme në kohëzgjatje deri më 29 maj 2020 nga data e nxjerrjes së këtij vendimi.