Arbëri

Moti sot në Kosovë

Descriptive Text

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot në vendin tonë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

IHMK thekson se vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s.