Arbëri

Kryetari i Mamushës thotë se struktura e FETO-s në Kosovë duhet të shuhet

Kryetari i Komunës së Mamushës, komunë e vetme me shumicë të popullsisë turke në Kosovë dhe kreu i Partisë së Drejtësisë Turke në Kosovë (KTAP), Arif Bütüç tha se “Motoja jonë është shumë e hapur dhe e qartë. Struktura e FETO-s në Kosovë duhet të shuhet. Përpjekjet tona për këtë do të vazhdojnë deri në fund”.

Në një deklaratë për Anadolu Agency (AA), Bütüç tha se strukturimi i FETO-s në Kosovë duhet të shuhet dhe që drejtimi i KTAP-së lidhur me këtë është i hapur dhe e qartë.

Duke theksuar se që nga dita e parë e themelimit të tyre si parti janë pranë Republikës së Turqisë, Bütüç tha se më 15 korrik kanë dënuar tentativën për grusht shteti nga personat me “ADN të prishur” ndaj Turqisë, të cilën e vlerësoi si “atdheu” i tyre. Ai shtoi se po të njëjtën ditë pa pritur asnjë moment kanë përkrahur vullnetin kombëtar, duke qenë pranë Turqisë dhe popullit të saj.

Bütüç, duke shprehur se për të reaguar nuk kanë vepruar me idenë se “çfarë do të ndodhë nesër”, nënvizoi se janë kundër dhënies së arsimit të shkollave që kanë lidhje me FETO-n në Kosovë.

Bütüç shprehu dëshirën që nxënësit shqiptarë dhe turq në Kosovë të bashkohen nën kulmin e Fondacionit turk Maarif.

Duke u shprehur se një Turqi e fortë nënkupton një Ballkan dhe një Kosovë e fuqishme, ai tha se “Motoja jonë është shumë e hapur dhe e qartë. Struktura e FETO-s në Kosovë duhet të shuhet. Përpjekjet tona për këtë do të vazhdojnë deri në fund”.

Bütüç duke nënvizuar se edhe në zgjedhjet e përgjithshme, që do të mbahen më 11 qershor në Kosovë, por edhe pas tyre do të sjellin në rend të ditës adresimin e këtyre çështjeve, shtoi se me këtë rast do të vazhdojnë punimet e tyre në temat si vazhdimi i marrëdhënieve të mira mes Turqisë dhe Kosovës, zhvillimi ekonomik vendit, zgjidhja e problemeve arsimore të turqve në Kosovë si dhe të ruajtjes së vlerave të komunitetit turk në këtë vend.