Arbëri

47 pacientë me koronavirus po trajtohen në Infektivë, asnjë në gjendje kritike

Foto: Alban Bujari / KOHA

Në Kliniken Infektive janë të hospitalizuar 47 pacientë të prekur nga COVId-19.

Infektologu Salih Ahmeti në një përgjigje për KOHËN ka thënë se 6 pacientë janë me oksigjeno-terapi.

“I kemi tre pacientë që janë liruar, pasi gjendja e tyre është e mirë dhe kanë rezultuar negativë në testet e IKSHPK-së, ata do të vazhdojnë vetizolimin në shtëpi”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkaq, deri më tani ka mbërritur në më shumë se 700 numri i personave të infektuar me Covid-19.

Mbrëmë sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, janë regjistruar 34 raste të reja, që e çojnë totalin në 703. Rastet pozitive janë raste kontakti, 15 raste nga komuna e Gjilanit, 6 raste nga komuna e Prizrenit, 5 raste nga komuna e Ferizajt, 2 raste me vendbanim në Rahovec, 2 raste nga komuna e Dragashit dhe nga 1 rast në vendbanimet: Prishtinë, Skenderaj, Lladrovc-Malishevë dhe Zveçan.