Arbëri

MSH-ja produktin e njëjtë e blen 100 për qind më shtrenjtë se në kontratën e kaluar

Ministria e Shëndetësisë do të paguajë 108 për qind më shumë për produktin “Low Molecular Weight Heparin”se sa vitin e kaluar. Kjo pasi që në tenderin e fundit për furnizim, MSH-ja e ka kontraktuar produktin e njëjtë nga kompania e njëjtë, por me çmim për mbi 100 për qind më të lartë.

Përveç kësaj, MSH-ja këtë vit ka eliminuar nga tenderi një kompani, e cila produktin e njëjtë, por të prodhuesit “Pfizer” e kishte ofruar me çmim mbi 100 për qind më të lirë se sa oferta fituese, shkruan sot “Koha Ditore”.

MSH-ja ka zgjedhur fitues prodhuesin kinez për produktin Heparin, ndërsa është eliminuar prodhuesi amerikan Pfizer për shkak që MSH-ja ka konsideruar se volumi i produktit kinez është më i lartë se sa Heparina amerikane. Produkti i eliminuar është mbi 600 mijë euro më i lirë se sa produkti fitues... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.