Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Defekte në kontrollin e brendshëm të financave publike

Defekte të mëdha janë evidentuar në kontrollin e brendshëm të financave në sektorin publik të Kosovës. Një raport i aprovuar fundjavën e shkuar në Qeveri ka evidentuar shumë lëshime.

Në shumë organizata buxhetore është shtruar nevoja për përmirësim në procesin e planifikimit dhe ekzekutimit të buxhetit dhe është bërë thirrje për rritjen e efikasitetit të proceseve që lidhen me prokurimin publik, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Veç kësaj, edhe për rekrutimin e stafit të nevojshëm për auditim të brendshëm, pastaj për mirëmbajtjen e regjistrit të pasurisë, e edhe për raportimin dhe arkëtimin e të hyrave. Dhe, si nevojë në vete është shtruar avancimi i proceseve që lidhen me teknologjinë informative.

“Procesi i menaxhimit të rrezikut, përshkrimi i procesit dhe vendosjes së disa kontrolleve në disa organizata buxhetore për fushat me rrezik të lartë ende vazhdon të mbetet sfidë kryesore për menaxhmentin”, thuhet në raport, një kopje të të cilit e ka siguruar gazeta. “Disa SSP (Subjekte të sektorit publik v.j.) ende nuk kanë identifikuar, analizuar, vlerësuar dhe përgatitur regjistrin e rrezikut” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.