Ramush Haradinaj, që është kandidat për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, ka deklaruar se ky koalicion është bërë për “Kosovën, për qytetarët e Kosovës, për t’u zhvilluar fuqimisht, për të marrë vendime të guximshme dhe të ecim përpara drejt e sigurt”.
Ai tha se “përmes qeverisjes së ardhshme, nuk do të administrojmë me të tashmen, por do të hapim rrugë për një zhvillim të shpejtë ekonomik, i cili mundëson zhvillimin e shtetit, zhvillimin e shoqërisë dhe realizimin e aspiratave të secilit qytetar”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne zotohemi për një ekonomi të tregut të lirë, me politika mbështetëse për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, me metoda të granteve dhe subvencionimit, ndryshim të taksave dhe akcizave, me qëllim të përkrahjes, rritjes dhe zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.