Arbëri

Një grua shtatzënë, e infektuar me koronavirus, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë

Descriptive Text

Doktoresha e Klinikës Infektive në QKUK, Arjeta Zogaj-Berisha, ka njoftuar në konferencën e rregullt për media, të hënën, se 53 pacientë me koronavirus janë të shtrinë në këtë repart, ndërkohë edhe shtatë të tjerë janë në pritje të rezultateve.

Sipas saj, 11 pacientë janë me oksigjeno-terapi në gjendje pak më të rëndë, kurse dy të tjerë janë të intubuar, pasi janë në gjendje kritike.

“Siç e dini, një prej këtyre dy pacientëve është një grua shtatzënë dhe një tjetër nga Prizreni. Gruaja shtatzënë është me parametra stabil. Vështirë është më u definu, derisa është e intubuar. Edhe bebja, sipas gjinekologëve, është mirë”, ka thënë Zogaj-Berisha