Arbëri

Shkon në 26 numri i viktimave nga koronvairusi në Shqipëri

Descriptive Text

Një paciente 64-vjeçare ka vdekur gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar kështu në 26 numrin e viktimave nga koronavirusi Covid-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njoftoi se 64-vjeçarja nga Tirana ishte e intubuar prej më shumë se 2 javësh dhe ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

E shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” gjendja shëndetësore e pacientes është përkeqësuar mëngjesin e sotëm dhe ka bërë arrest kardiorespirator.

“Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor të reanimacionit nuk ka mundur të mbijetojë”, u tha në njoftimin e ministrisë.

64-vjeçarja kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese.