Deputetët demokratë Jozefina Topalli dhe Arben Imami kërkuan mbledhjen e forumeve të Partisë Demokratike me qëllim shkarkimin e Lulzim Bashës nga detyra e kryetarit të kësaj force politike.
Në një komunikim me gazetarët, siç transmeton abcnews,Topalli dhe Imami e cilësuan listën e kandidatëve të prezantuar nga Basha si “nul”, pasi nuk është miratuar nga forumet, gjë që sanksionohet në Statutin e PD, i cili, sipas tyre, ka forcën ligjore pasi është i depozituar në gjykatë. Ata thanë se kjo është listë humbëse e krijuar personalisht nga Basha për interesa klienteliste.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo