Arbëri

70 kosovarë sonte pritet të vijnë nga Kroacia, do të karantinohen në Qendrën e Studentëve

Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore

Shtatëdhjetë kosovarë pritet të kthehen sonte nga Kroacia dhe të vendosen në Qendrën e Studentëve në karantinë, ka bërë të ditur drejtori i kësaj qendre, Fatmir Sfishta.

Aktualisht, sipas Sfishtës, përcjell KP-ja, në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, janë të karantinuar rreth 300 persona dhe se ka hapësirë edhe për 350 të tjerë.

Personave të karantinuar në Qendrën e Studentëve iu shërbehen tri vakte dhe u jepen gjëra të nevojshme higjienike.