Arbëri

Prokuroria nis hetimet për kërcënimin ndaj Kurtit nëpërmjet Facebookut

Foto: LVV / Facebook

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të nisë hetimet lidhur me kërcënimin që iu bë kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, të premten, transmeton KOHA.

Një person, që ende është i panjohur për Policinë, kishte shkruar në Facebook gjatë ditës së djeshme, kështu: “10 milionë kush ma bjen kokën e Albinit, Fidel Castros – psikopatit shqiptar”.

“Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë duke punuar për zbardhjen e identitetit të vërtetë të personit në fjalë, si dhe do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë të shtunën.

Më herët, po përmes Facebookut ishte kërcënuar edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.