Arbëri

18 kosovarë kthehen në Kosovë nga Mali i Zi, dërgohen në karantinë në Qendrën e Studentëve

Foto: Alban Bujari / KOHA

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Pejë ka njoftuar se në pikën kufitare në Kullë sot kanë hyrë në mënyrë të organizuar një grup prej 18 shtetasve të Kosovës të cilët kanë ardhur nga Mali i Zi.

Përmes një postimi në Facebook bëhet e ditur se ekipi mjekësor i ka kryer procedurat e nevojshme mjekësore në kuadër të masave mbrojtëse për COVID-19.

Drejtoria njofton se të njëjtit janë përcjellë nga ushtarët e FSK-së për në Qendrën e Studentëve në Prishtinë për karantinë.