Arbëri

Moti në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot në Shqipëri parashikohet i kthjellët, i cili do të mbizotërojë në pjesën më të madhe të territorit. Vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1 deri 8 m/s. Përgjatë vijës bregdetare hera-herës deri në 15 m/sek.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 dhe 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Qytetet Temperaturat në °C Sigla

Shkodër 10/21 diell

Lezhë 10/22 diell

Durrës 8/21 diell

Tiranë 10/24 diell

Berat 4/23 diell

Vlorë 9/22 diell

Korçë 1/14 diell

Gjirokastër 4/20 diell

Sarandë 8/21 diel