Arbëri

Pesë pacientë shërohen nga koronavirusi, katër të tjerë shtohen në listën e të infektuarve

Descriptive Text

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar për katër raste të tjera me koronavirus në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, IKSHPK-ja ka njoftuar se sot gjatë ditës janë testuar 92 mostra dhe katër prej tyre kanë rezultuar pozitive, duke çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 112.

Ndërkohë, IKSHPK-ja ka njoftuar se pesë pacientë të tjerë tashmë janë shëruar plotësisht, duke rritur numrin në gjashtë.

Për të shëruarit ka shkruar edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.