Arbëri

Bajrami thotë se janë përgatitur për mësimin në distancë edhe për shkollat e mesme dhe profesionale

Foto: Driton Paçarada / KOHA

Ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka thënë se kanë dërguar udhëzues në të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit, për mësimin në distancë për shkollat e mesme dhe profesionale.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kanë rekomanduar platformën Zoom, derisa ka shtuar se iu kanë dërguar edhe udhëzues se si të përdoret kjo platformë.

Bajrami tutje ka thënë se komunal obligohen të iu dalin në ndihmë shkollave për funksionalizimin e këtyre platformave.

“Përpos ofrimit të mësimit në distancë për klasat 1-9 në tri gjuhë, MAShTI javën që lamë pas ka dërguar udhëzues në të gjitha DKA-të, për mësim online për shkollat e mesme dhe shkollat profesionale. MAShTI ka rekomanduar platformën ZOOM, ku kemi dërguar edhe një udhëzues se si të përdorët kjo platformë, duke mos kufizuar shkollat që të përdorin vetëm këtë platformë. Komunat obligohen të ju dalin në ndihmë shkollave për funksionalizim të këtyre platformave për mësim në distancë. Krahas kësaj MAShTI ka dërguar edhe udhëzime të qarta për angazhimin e mësimdhënësve dhe nxënësve për të gjitha nivelet 1-12 si dhe udhëzime të qarta të raportimit të këtij procesi, duke përfshirë të gjitha hallkat”, ka shkruar ajo në Facebook.