Politologu Seb Bytyçi nuk beson se dy koalicionet më të mëdha parazgjedhore, të krijuara këtë muaj në Kosovë, do të mbijetojnë gjatë. Kjo, pasi të dyja i sheh si klienteliste, shkruan sot “Koha Ditore”.
Bytyçi ka mbrojtur tezën e doktoratës në University of York të Londrës dhe drejton Institutin Ballkanik të Politikave (IPOL). Në një intervistë dhënë “Kohës Ditore” nëpërmjet e-mailit, ai ka folur për formimin e blloqeve politike para zgjedhjeve të 11 qershorit dhe për natyrshmërinë e tyre. Po kështu, edhe për ideologjitë e partive. Ky politolog prognozon se koalicionet mund të përjetojnë “tradhti” përbrenda vetes menjëherë pas zgjedhjeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nëse asnjëri bllok nuk i fiton 41 ulëse për ta formuar qeverinë (me deputetët e pakicave), atëherë do të duhej të kishte negociata për koalicion paszgjedhor. Aty mund të ndodhin tradhti, për shembull, AKR dhe/ose IQA mund të kalojnë te PAN+, AAK dhe/ose NpK mund të shkojë te LAA+ ose LVV, dhe mund të ndodhë mrekullia dhe të ritrupëzohet LVAN-i”, thotë Bytyçi. “Pastaj ekziston mundësia të ripërtërihet koalicioni i madh paszgjedhor mes PDK-së e LDK-së”.
Në këtë intervistë Bytyçi ka folur edhe për përparësitë e ndarjes së tablosë politike në blloqe, pastaj për fatin e partive të vogla, në një ambient të dominuar nga dy-tri forca të mëdha politike, e edhe për aderimet e pjesëtarëve të shoqërisë civile nëpër parti dhe për ndikimin që ato mund ta kenë në reformimin e këtyre partive... (intervistën e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.