Arbëri

Aeroporti “Adem Jashari” njofton se nesër do të ketë fluturime nga Prishtina

Foto: KOHA

Edhe pse edhe Kosova është e prekura nga Covid-19, aeroporti i Prishtinë ka njoftuar se nesër, më 27 mars 2020, janë planifikuar fluturimet si vijon:

Në arritje me udhëtarë:

Zurich-Prishtinë 1 fluturim (ora 09:00)

Në nisje me udhëtarë:

Prishtine-Zurich 1 fluturim (ora 10:00)

Prishtine-Dusseldorf 1 fluturim (ora 10:30)

Nga ana tjetër, bëhet me dije se “Fluturimi nga Zvicra për në Prishtinë është planifikuar të jetë me udhëtarë në arritje sipas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës! Për fluturimet në arritje në Prishtinë, udhëtarët me shtetësi kosovare luten që të kontaktojnë zyrat e ambasadave të Kosovës në shtetet përkatëse ku ndodhen”.