Arbëri

Në të dielën me “Koha Ditore”, lexoni gjerësisht për “Koalicionet e frikës”

“Koalicionet e frikës” janë kryetemë e së dielës në “Koha Ditore”.

Në shkrimin kryesor, me po të njëjtin titull, mund të lexoni për frikën dhe lakminë, të cilat prodhuan koalicionet më të mëdha parazgjedhore në historinë e Kosovës, mospërputhjet ideologjike brenda koalicioneve, motivet dhe jetëgjatësinë e tyre.

Për temën e së dielës vjen shkrimi “Frika – diktatori i kohës”.

Politologu Seb Bytyçi, në intervistë, tregon se pse e kanë të vështirë të mbijetojnë koalicionet klienteliste.

Reportazhi i së dielës sjell degradimin natyror që ka shkaktuar ndërtimi i hidrocentralit “Brezovica” në Shtërpcë.

Në faqet e botës mund të lexoni për “shpresën që çon në prostitucion” dhe “rrëfimet e brezave të humbur”.

“Ndarja e Kishës në atë të krishtere dhe ortodokse” është fejtoni i radhës për “shtetin jetim të Evropës”.

Nga Ferizaj, në “Kosovarçe” vjen shkolla profesionale që vetëfinancohet, e që u ka ndihmuar nxënësve të ndërtojnë serra private.

“Poetja e jazzit që bashkon Lindjen e Perëndimin” dhe “My Baby në lojë me botën mistike” janë shkrimet nga rubrika e kulturës.

“Monument” sjell tjetërsimet e godinës së Fakultetit Teknik – simbolit të arkitekturës brutaliste.

“Posti i pritur gjatë për njeriun që ka një jetë me basketbollin” dhe “Buffon është sikur vera që e prodhon vetë” janë dy nga shumë shkrimet interesante nga sporti.

Këto dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund të lexoni në numrin e së dielës me “Kohën Ditore”.