Arbëri

Muharremaj i shqetësuar me numrin e madh të qytetarëve që sot dolën t’i marrin ndihmat sociale

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka shprehur shqetësimin e tij për radhët e gjata të qytetarëve në komunën e tij, për marrjen e ndihmave sociale dhe pensioneve.

Këto shqetësime ai i ka shprehur në një intervistë në SOT të KTV-së.

“Jam shqetësuar sot, sepse pashë shumë qytetarë duke marrë ndihmat sociale e pensionet”, ka thënë ai.