Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hapja e urës mbi “Ibër”, peng i urdhrit të Rakiqit

Një muaj më parë, u ndërprenë punimet afër urës mbi lumin ‘Ibër’ në pjesën veriore të Mitrovicës.

Kjo ishte bërë me urdhër të kryetarit të komunës veriore, Goran Rakiq, për shkak të, siç kishte thënë ai, incidenteve që kishin ndodhur, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por kjo nuk po del të jetë arsye e vërtetë. Sipas ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, komuna veriore që do të duhej të implementonte këtë projekt, ka pasur probleme financiare.

KTV-ja ka provuar të marrë një përgjigje nga Goran Rakiq, mirëpo, ka qenë e pamundur.

E Zyra e BE-së në Prishtinë, ka thënë se pret që ky projekt të përfundojë shumë shpejt.

Ndërkaq, asamblistë shqiptarë të veriut thonë se është e papranueshme ndërprerja e punimeve nga Rakiqi.

Kurse nënkryetari i Mitrovicës Jugore, Faruk Mujka, thotë se në pjesën jugore punët janë kryer me përpikëri, derisa kërkon nga BE-ja që t’i bëjë presion komunës veriore.

Punimet për rivitalizimin e urës, për ta lëshuar në qarkullim për qytetarët e dy pjesëve kishin filluar vitin e kaluar.


Hapja e urës mbi “Ibër”, peng i urdhrit të Rakiqit by kohanet