Arbëri

Pacolli: AKR do të kujdeset për mirëqenien e qytetarëve

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka qëndruar të shtunën në Mitrovicë ku ka takuar qytetarë, simpatizantë dhe struktura të kësaj partie.

Me këtë rast, ai tha se janë qytetarët ata të cilët kanë mundësi të vendosin për fitoren e kësaj partie, e cila është koalicion me LDK-në dhe Alternativën në zgjedhjet e 11 qershorit dhe se AKR-ja do të përkujdeset për mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

“Ne kërkojmë edhe kësaj radhe ndihmën tuaj. Vetëm ju mund të na ndihmoni që ta realizojmë ëndrrën tonë, e ajo është mirëqenia për qytetarët”, citon kp të ketë thënë Pacolli.

Ndërsa, Agim Bahtiri u shpreh i bindur se fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit do të jetë AKR me partnerët e saj të koalicionit.