Arbëri

Pacienti zero në Shqipëri drejt shërimit nga koronavirusi

Foto: Reuters / ilustrim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se pacienti zero i Shqipërisë me koronavirusin COVID-19, është në rrugë drejt shërimit.

Rama, në një postim në Facebook, ka thënë se “kontakti i parë i pacientit zero që kurohet në spitalin infektiv doli negativ në testin e parë. Nëse edhe në testin e dytë pas 48 orësh ky rezultat do të konfirmohet, atëherë do të kemi të shëruarin e parë”, ka thënë Rama, raporton KOHA.

Ai kërkoi që gjatë pritjes për këtë rezultat të “lutemi që Zoti t’u japë forcë të sëmurëve dhe heronjve me bluza të bardha, në vijën e zjarrit me armikun”.

Personi gjysmë i shëruar është babai i 31 vjeçarit që erdhi nga Firence, i cili njihet edhe si pacienti zero.

Në Shqipëri, deri më tani janë konfirmuar 55 raste të infektuara, ndërsa 1 person ka vdekur.