Koalicioni LDK-AKR-Alternativa, prioritet rininë dhe punësimin

Koalicioni LDK-AKR-Alternativa, prioritet rininë dhe punësimin

27 maj 2017 13:31

Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë të shtunën në Viti, se rinia, punësimi i tyre dhe hapja e perspektivës për ta është prioriteti kryesor i Qeverisë së ardhshme që do ta krijojnë pas 11 qershorit.

“Kemi përgatitur një program qeverisës bashkë me partnerët tanë, prej njerëzve më të mirë që i kemi brenda në listë dhe që i ka Kosova. Ky është ekipi që do të qeverisë Kosovën në të ardhmen me duar të pastra. Programi ynë ka prioritet rininë, punësimin e tyre dhe hapjen e perspektivave të reja”, ka thënë Hoti.

Ai tutje ka thënë se do të ndërtohet një program dhe ekip që do ta zhvillojnë Kosovën, do të zhdukin korrupsionin dhe vendi do të dërgohet në familjen evropiane.

“Ne do t'i përkrahim pa asnjë dallim të gjithë të rinjtë dhe të rejat. Do të hapim rrugën për të rinjtë dhe të rejat që të kenë qasje në institucionet arsimore në gjithë botën për të na sjellë më pas përvojat më të mira të zhvillimit në vendin tonë”, ka thënë Hoti.

Hoti ka shtuar se për dy vite e gjysmë në qeveri ka biseduar me qytetarët anekënd Kosovës, e me këtë ka rënë në përfundim se papunësia është problemi kryesor në vend.

“Ne kemi ndërtuar një program të qeverisjes së mirë, kemi krijuar 41 mijë vende të reja të punës në dy vitet e shkuara dhe do të krijojmë edhe aq në dy vitet e para të mandatit qeverisës”, ka thënë Hoti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme