Arbëri

Mbyllen të gjithë kufijtë tokësorë të Kosovës, përveç për shtetasit kosovarë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ka njoftuar se Qeveria ka vendosur që të mbyllen të gjithë kufijtë tokësorë përveç për shtetasit e Kosovës.

Kurti ka thënë se të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë do të kontrollohen dhe do të vetizolohen në një periudhë prej 15 ditëve.

“Qeveria e Kosovës ka vendosur që të mbyllen kufijtë tokësorë për ata që hyjnë në Kosovë përveç për shtetasit e Kosovës. Qytetarët do të kontrollohen dhe do të vetizolohen për 15 ditë”, tha Kurti.