Arbëri

Italia sugjeron Kosovën të jetë vigjilente pasi është rrethuar nga vendet e prekura me koronavirus

Foto: Alban Bujari / KOHA

Italia ia ka dhënë Kosovës disa sugjerime, përmes ambasadorit të vet në Kosovë, Nicola Orlando, lidhur me koronavirusin e ri COVID-19, që OBSH-ja dje e shpalli pandemi.

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Haki Abazi ka pritur të mërkurën në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ku u zotuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Siç njofton kumtesa, ndër të tjera ata diskutuan edhe lidhur me procesin e rifillimit të dialogut për të përmirësuar marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Abazi dhe Ambasadori Orlando diskutuan në detaje masat, që ka marrë shteti Italian në lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi.

Italian Orlando shprehu gatishmërinë për të qenë në kontakt të vazhdueshëm dhe bashkëndarë përvojat e shtetit italian në preventivën dhe masat e tjera parandaluese, por edhe veprimeve konkrete të ndërmarra nga institucionet për minimizimin e përhapjes së tij, në rast të paraqitjes së këtij virusi në Kosovë.

“Situata në Itali është shumë serioze dhe praktikisht, Qeveria italiane ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, duke kërkuar që qytetarët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të pezullohen të gjitha aktivitetet e tjera përveç shërbimeve më themelore dhe urgjente”, thuhet në njoftim.

Ambasadori Italian Orlando ka sugjeruar qe Kosova të jetë shumë vigjilente dhe e gatshme për t’u mobilizuar, për shkak se është e rrethuar nga vende të cilat tashmë janë prekura nga ky virus.

takim nuk kishte për qëllim ngjalljen e panikut, por përkundrazi, rritjen e kujdesit dhe vëmendjen maksimale për çdo rast.

Image