Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar se pjesë e saj është bërë ish-basketbollisti kosovar, Ferit Zekolli.
“Lëvizjes Vetëvendosje sot iu bashkua edhe një figurë e shquar e sportit kosovar, Ferit Zekolli. Basketbollisti më i njohur shqiptar i të gjitha kohërave nga tash do ta fuqizojë edhe më shumë Alternativën e Lëvizjes në pjesën e sportit, me përvojën që ka në fushën përkatëse”, thuhet në konfirmimin e VV-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në takimin me kryeministrin e ardhshëm, Albin Kurtin, si dhe kandidatët për deputetë Xhelal Sveçla dhe Nexhat Kryeziu, Zekolli theksoi do të jep kontribut maksimal për ndryshimin e domosdoshëm që duhet të ndodh në Kosovës. E ky ndryshim, bëhet vetëm përmes angazhimit konkret – vetëm përmes Vetëvendosjes”, thuhet më tutje.