Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visa Ymeri ka shkruar në Facebook se bashkë me Albin Kurtin në Trepçë, e takuan kryesinë e Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Stan Tërgut dhe vizituan Muzeun Kombëtar të Mineraleve.
Ymeri me këtë ka shkruar se Fondi Sovran do të investojë në rritjen e vlerës së Trepçës, veçanërisht në rritjen e kapaciteteve prodhuese në miniera e flotacion, e në rritjen e kapaciteteve përpunuese në Metalurgjinë e Plumbit e të Zinkut.
Sipas Ymerit, Trepça është baza e industrisë së Kosovës, pasuri e çmueshme kombëtare. Një industri prodhuese që krijon vende pune. Vendet e punës në industri kërkojnë punë të kualifikuar. Punëtorit të kualifikuar nuk mund t'i japësh pagë të ulët. Sa më të larta pagat e punëtorëve aq më e drejtë shpërndarja e pasurisë. Sa më të larta pagat aq më e madhe kërkesa për prodhime ushqimore të prodhuara te ne, ka thënë ai.
Në fund Ymeri ka thënë se masat e Vetëvendosjes do t'i përmirësojnë kushtet e punës për punëtorët e minatorët ndërsa orari i punës nuk do t'i tejkalojë 40 orë në javë e minatorëve do t'u krijohen kushtet për pensionim të parakohshëm e pension adekuat që ua mundëson një jetë të dinjitetshme.
-
Kurti premton mbështetje prej 1 miliard eurosh për biznese për mandatin e ardhshëm
-
Kurti premton financim të sportit bazuar në meritë dhe performancë
-
Kurti: 1 miliard € për prodhimtari e njësit i përbashkët me Shqipërinë
-
Kurti: Kemi planifikuar të ndajmë 200 milionë euro për industrinë kreative
-
Kurti viziton Kalanë gjysmë të mbyllur, premton investime në rezervuarin e ujit