Arbëri

Blushi thotë se Rama i ofroi postin e kryetarit të Kuvendit

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi është shprehur se Edi Rama i ka kërkuar bashkë me disa ministra që të votojë qeverinë. Blushi tha se qeveria Rama ka rënë për vetëm tre ditë në muajin korrik.

Këtë deklaratë, Blushi e bëri sonte në studion e emisionit “Opinion”, ndërsa theksoi me 10 korrik nuk kanë lënë gjë pa bërë.

Sipas tij, Rama vetë më gjithë ministrat e vet e kanë marrë në telefon, ndërsa e ftonin të votojë për qeverinë, pasi Meta do të ikë.

Blushi bëri me dije se Rama i kërkonte të votonte qeverinë, në shkëmbim të postit të kryetarit të Kuvendit. “Unë i thashë jam duke ikur dhe ika në fakt”, tha Blushi.