Arbëri

AGK dënon sulmin fizik ndaj gazetarit Altin Ahmeti

Asociacion i Gazetarëve të Kosovës njofton se ka marrë me shqetësim lajmin për sulmin fizik ndaj gazetarit të Radiotelevizionit të Kosovës, Altin Ahmeti.

AGK ka kërkuar nga organet e drejtësisë që t’i zbulojnë motivet e këtij akti dhe autorët të dënohen.

“Gazetari Altin Ahmeti ka njoftuar se është sulmuar nga pesë persona të cilët, sipas tij, e kanë kërcënuar me vrasje. Rasti është konfirmuar nga policia, e cila ka njoftuar se janë duke u zhvilluar hetimet. AGK e dënon këtë akt dhe kërkon nga organet e rendit e të drejtësisë që t'i zbulojnë motivet e këtij akti dhe autoret t'i sjellin para drejtësisë”, thuhet në njoftim.