Serbia zemërohet pse fajësohet për të gjitha të këqijat që ndodhin në Ballkan

Serbia zemërohet pse fajësohet për të gjitha të këqijat që ndodhin në Ballkan

26 maj 2017 12:47

Beograd, 26 maj – Deputeti i Partisë Përparimtare Serbe (Srpske napredne stranke – SNS) dhe anëtar i delegacionit serb në Parlamentin e NATO-së, Vlladimir Gjukanoviq, u deklaroi medieve të Beogradit se në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të NATO-së, më 26-29 maj, do të kërkojë ndryshe në raportin, siç e ka cilësuar ai, skandaloz të përgatitur nga deputeti i Partisë Konservative të Britanisë së Madhe, Richard Bennion.

I pyetur se cilat janë vërejtjet e tij në këtë raport, Gjukanoviq ka thënë se dokumenti e prezanton njëanshëm situatën në hapësirën e Ballkanit Perëndimor, në të cilin për çdo gjë që ndodhë e fajëson Serbinë, shkruajnë mediet e Beogradit, transmeton Koha.net.

“Askund nuk akuzohet projekti i Shqipërisë së madhe dhe vazhdimisht faktori shqiptar shikohet me simpati”, është shprehu Gjukanoviq.

Sipas deputetit serb, Bennin situata në Kosovë ka qenë idilike deri sa nuk është shfaqur treni (serb) i vizatuar që ngriti tensionet politike.

“Për kërcënimet e politikanëve të Kosovës ndaj serbëve lokalë dhe rreth asaj se pse Prishtina ka ndërprerë njëanshëm dialogun e Brukselit nuk thuhet asnjë fjalë”, është shprehur Gjukanoviq, përcjell Koha.net.

Në projekt-raport theksohet se tensionet politike dhe raportet e ndera ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor janë në rritje me gjithë ndërhyrjet e Bashkimit Europian, që shqetëson në veçanti NATO-në.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme