Arbëri

Turqia do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën, thotë ambasadori Sakar

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar.

Në takim, siç njofton kumtesa, ministrja Haxhiu ka falënderuar Ambasadorin Sakar për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia ofron për Kosovën, dhe njëherësh diskutuan për rëndësinë e bashkëpunimit në fushat e caktuara me qëllim që të avancohet përpara agjenda me prioritetet që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, sundimin e ligjit si dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Ambasadori Sakar, shprehu gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit duke ofruar përvojat më të mira nga Turqia për të ndihmuar Kosovën dhe institucionet e saj në arritjen e progresit të kërkuar.